Agim Veliu: Nuk duam mbyllje me pasojë si herën e kaluar, por respektoni udhëzimet

Ministri i brendshëm Agim Veliu ka folur për gjendjen me Covid-19. Thotë se nuk dëshirojmë ti përsërisim veprimet e kaluara.

Agim Veliu: Nuk duam mbyllje me pasojë si herën e kaluar, por respektoni udhëzimet

Në lidhje me situatën me pandeminë Covid-19, ka folur edhe Ministri i Brendshëm Agim Veliu i cili ka apeluar te qytetarët që të bëjnë kujdes, në mënyrë që mos të shkojmë në masa ekstreme, pasojat e të cilës i kemi parë tashmë, njofton Insajderi.

Veli ka thënë se “nuk do të lejohet që sjelljet e papërgjegjshme të disa qytetarëve nuk do të lejohen që të rrezikojnë shëndetin kolektiv të qytetarëve të vendit”.

Më pas Veli ka ftuar qytetarët që “të bashkohen edhe ata në këtë betejë në mënyrë që të dalim fitues dhe të mos detyrohemi për zbatimit të rreptë të ligjit. Këto masa ekstrem i kemi provuar edhe ua kemi parë pasojat”./Insajderi.com