Agim Veliu nuk përjashton mundësinë e aksioneve të tjera policore

Agim Veliu nuk përjashton mundësinë e aksioneve të tjera policore

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në mbledhjen e radhës të Qeverisë ka deklaruar se mund të ketë aksione të ngjashme me atë të Karaçevës

Veliu ka deklaruar janë duke u bërë hetime në lidhje me rastin e Karaçevës dhe se në ditët në vijim nuk përjashtohen aksionet e tjera.

“Në lidhje me këtë rast hetimet vazhdojnë ende dhe mund të ketë vazhdim të aksionit edhe në ditët në vijim”, tha Veliu.

Në aksionin policor të Karaçevës janë arrestuar 35 persona, përfshirë edhe zyrtarë policorë të dyshuar për bashkëpunim me celula të krimit të organizuar. /Insajderi.com