Agim Veliu përkrah marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën

Agim Veliu përkrah marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas marrëveshjes që është nënshkruar sot në Mynih në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Veliu ka shkruar në ‘Facebook’ se roli i SHBA-së në dialog është i domosdoshëm.

“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur”, ka shkruar ai.

Veliu ka përmendur letrën që dje e ka dërguar për kryeministrin e Kosovës, sekretsari i shtetit amerikan Mike Pompeo dhe angazhimin e të dërguarit të posaqshëm të presidentit amerikan në dialog Richard Grenell.

“Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, ka shkruar ai.