Agim Veliu: “Shkojmë për fitoren e radhës” në Podujevë

Agim Veliu i ka fituar zgjedhjet në Podujevë sa herë ka garuar. Por, tashmë LDK-ja ka një kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune. Megjithatë, Veliu është i bindur; kandidati mund të ndryshojë, por rezultati jo.

Agim Veliu: “Shkojmë për fitoren e radhës” në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur fushatën zgjedhore në Podujevë, dhe ish-kryetari i kësaj komune nga LDK, tash ministër i brendshëm, Agim Veliu, është i bindur në fitore.

Madje, ia këtë e ka bërë të ditur edhe në hapjen zyrtare të fushatës së LDK-së, njofton Insajderi.

Pasi ka postuar disa foto nga eventi i hapjes së kampanjës ai ka shkruar se “shkojmë për fitoren e radhës”.

LDK në këto zgjedhje kandidat për kryetar komune e ka vendosur, Nexhmi Rudarin.

Rudari do të garojë kundër Shpjetim Bulliqit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Naim Fetahut të Partisë Demokratike të Kosovës./Insajderi.com