Agim Veliu: S’po insistojmë, por neve na takon Presidenti

Agim Veliu: S’po insistojmë, por neve na takon Presidenti

Nënkryetari i partisë së LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk janë duke insistuar për postin e presidentit në diskutimet e tyre për koalicion me Vetëvendosjen, por se ky post u takon atyre.

Këtë deklaratë ai e bëri për media nga selia e LDK-së ku janë duke qëndruar dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

“S’ka insistim por neve na takon posti i presidentit. Duam balancim të posteve sepse edhe presidenti edhe kryeministri për VV-në është shumë. Ne si pasti jemi të hapur për bisedime”.