Agim Veliu: Vetëvendosja kërkoi përfshirjen e ambasadorëve

Agim Veliu: Vetëvendosja kërkoi përfshirjen e ambasadorëve

Dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani e Agim Veliu sërish kanë dhënë deklarata kundërthënëse në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e nesërm mes dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT-it.

“Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, ka thënë Veliu në T7.

Ndërkaq nënkryetarja tjetër e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë sot për Gazetën Express se ka qenë kërkesë e përbashkët e VV-së dhe e LDK-së që të marrin pjesë përfaqësuesit e QUINT-it.

Siç tregoi nënkryetarja e LDK-së, në takimin e nesërm nuk pritet të ndërmjetësojnë vendet e QUINT-it për arritjen e marrëveshjes.

“Takim informativ, ashtu ka qenë ideja kur e diskutuam”, ka thënë Osmani për Express. /Insajderi.com