Agjencia Kundërkorrupsion gjen shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e lumit Llap

Agjencia Kundërkorrupsion gjen shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e lumit Llap

Agjencia Kundërkorrupsion ka gjetur ka pasur shkelje ligjore në tenderin e Komuna e Podujevës, për vazhdimin e ndërtimit dhe rregullimit të lumit Llap.

Në opinionin e AKK-së, konstatohet se ky aktivitet i prokurimit i komunës së Podujevës bie ndesh me dy nene të Ligjit për Prokurimin Publik si dhe Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik.

Ky tender i komunës kap vlerën e mbi 50 mijë eurove.

AKK konstaton se kërkesa për këtë tender bie ndesh me nenin 69, të ligjit të prokurimin publik.

“Agjencia, pasi ka analizuar me kujdes njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ka vërejtur që në njoftimin për kontratë në nenin III.2.4 (Kapaciteti teknik dhe profesional), tek pika 1. është kërkuar që ‘Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata në lëmin e kërkuar në vlerën minimale prej 75.000.00 euro në 3 vjetët e fundit (duke filluar nga data e publikimit të njoftimit për kontratë), ku në tender të vlerës së kërkuar operatori ekonomik duhet të ketë minimum 1 projekt të realizuar në lëmin e ndërtimit dhe rregullimit të shtratit të lumenjve në vlerë jo më pak se 35.000.00 euro”, kërkesë kjo për të cilën Agjencia konsideron se nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik më saktësisht me nenin 69”, thuhet në opinion e AKK-së.

Sipas Agjencisë Kundërkorrupsioni Autoriteti Kontraktues, në këtë rast komuna nuk ka të drejtë të bëjë kufizimin e numrit të kontratave dhe referencave në vlerën e caktuar.

“Sipas legjislacionit në fuqi me Prokurimin Publik më saktësisht të nenin 69 paragrafi 6.2 parashihet se “Për të vërtetuar aftësitë teknike dhe profesionale të operatorëve ekonomik, autoriteti kontraktues mund të kërkojë listën me të cilën specifikohen të gjitha projektet e punëve dhe aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e shkuar trevjeçare, të përcjella me certifikata për kryerje dhe/ose përfundim të kënaqshëm të projekteve më të rëndësishme të punëve dhe/ose aktiviteteve ndërtimore; certifikatat përcaktojnë vlerën, datën dhe vendndodhjen e projekteve të punëve dhe/ose aktiviteteve ndërtimore dhe specifikojnë nëse janë kryer dhe/ose përmbushur në përputhje me rregullat tregtare dhe janë përfunduar siç duhet; sa herë që është e mundur, autoriteti kontraktues mund të obligohet që të dakordohet me autoritetin publik kompetent në Kosovë ose në vendin tjetër që kopjet e certifikatave përkatëse t’ia paraqes drejtpërdrejtë autoritetin kontraktues”, thuhet tutje.

Pra sipas Agjencisë,  Autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të bëjë kufizimin e numrit të kontratave dhe referencave në vlerën e caktuar.

“E rëndësishme për Autoritetin kontraktues është që të vërtetoj se operatorët ekonomikë përmbushin vlerën minimale e cila është kërkuar nga ana e Autoritetit kontraktues pavarësisht numrit të kontratave dhe referencave. E jo si në rastin konkret ku është kërkuar numri i projekteve në vlerë të caktuar”.

AKK konsideron se kërkesat e tilla si në rastin konkret e kufizojnë konkurrencën e lirë dhe diskriminojnë operatorët ekonomikë të cilat kanë një kapacitet të kënaqshëm ekonomik, teknik dhe profesional.

“Agjencia po ashtu ka vërejtur që Autoriteti kontraktues në rubrikën e njëjtë pika 2 ka kërkuar që operatori ekonomik të ofrojë dëshmi se ka së paku 15 punëtorë në listën e punëtorëve të paraqitur në AKT për secilin vit, në tri vitet e fundit nga publikimi i njoftimit për kontratë. Kërkesë kjo për të cilën gjithashtu konsiderojmë se bie ndesh me nenin 69 të Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik”, thuhet në gjetjen tjetër të AKK-së.

“Sipas dispozitave të Ligjit në fuqi për prokurimin publik dhe Rregullat dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik, autoriteti kontraktues mund të kërkojë minimumin e mesatares së fuqisë punëtore dhe stafit menaxherial për secilën nga 3 vitet e fundit, ku si dëshmi mund të kërkojë një deklaratë apo raport për fuqinë punëtore dhe numrin mesatar të personelit udhëheq të operatorit ekonomik për secilin nga vitet nga tri vitet e kaluara”, thuhet në arsyetimin e AAK-së./Llapi.info