Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës ‘mbron’ ambientin me gota të plastikës

Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës ‘mbron’ ambientin me gota të plastikës

Ditë më parë Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës, tregoi në lidhje me bashkëpunimin ndërkufitarë në mes të Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Parkut Kombëtar “Mavrovo”.

Ky Agjencion emri i të cilit tregon që merret me mbrojtjen e mjedisit, ditën e takimit nuk e paraqitën atë që emri i tyre e paraqet, shkruan Insajderi.

Në fotografitë e publikuara shihen gota të plastikës të cilat në shumë vende të botës ndalohen me ligj e po ashtu janë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe janë gjëja kryesore që e ndotë ambientin. Ndërkohë, në atë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të parqeve, që ndër të tjera hyn edhe mbrojtja e ambientit.

 “Bashkëpunimi ndërkufitarë në mes të Parkut Kombëtarë “Sharri” dhe Parkut Kombëtarë “Mavrovo”. Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, Bajram Kafexholli së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në takim Drejtorin e Parkut Kombëtarë “Mavrovo”, Samir Ajdini dhe disa zyrtarë të këtij parku. Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të parqeve”.

“Me theks të veçantë të dy drejtoritë diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në hartimin e projekteve në kuadër të programit të IPA për bashkëpunim ndërkufitarë ne mes të Republikës së Kosoves dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Të dy parqet shquhen për vlera natyrore dhe turistike të rralla, që paraqet potencial dhe mundësi reale për realizimin e projekteve ndërkufitare në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave”, u tha në atë takim./ Insajderi.com