Agjencit që pritet të shuhen dhe milionat që do t’i fitojë Kosova

Agjencit që pritet të shuhen dhe milionat që do t’i fitojë Kosova

Së paku 14 agjenci të pavarura pritet të shuhen apo të shkrihen në mekanizma të tjerë gjatë tre vjetëve të ardhshme. Në kuadër të kësaj Kosova mund t’i fitojë deri në 25 milionë euro, varësisht nga përmbushja e qëllimeve.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se në tre vjetët e ardhshëm së paku 14 trupa të pavarur do të shfuqizohen ose do të integrohen me strukturat e tjera qeverisëse.

Kjo pritet të kalojë në tri faza sipas viteve.

Në vitin 2018 në kuadër të fazës së parë do të bëhet transferimi i agjencive që kanë funksione ekzekutive nga Kuvendi në Qeveri të Kosovës.

Faza e dytë (2019) ka të bëjë me rishikimin e agjencive që janë nën Kuvendin e Kosovës e që kanë funksion rregullator dhe funksione të tjera, të cilat nuk lidhen me funksionet e Kuvendit të Kosovës.

Kurse faza e tretë do t’i përfshijë agjencitë që janë në kuadër të Qeverisë si pjesë e një numri të ministrive të linjës.