Agjenda e mbledhjes së përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Agjenda e mbledhjes së përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Nesër në Pejë do të zhvillohet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.