Agjenda e Palmer dhe Lajçakut në Prishtinë

Agjenda e Palmer dhe Lajçakut në Prishtinë

Janë në Prishtinë për një vizitë zyrtare dy ditore – Zëvendësndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Matthew Palmer, si dhe i Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vizitën e tyre do ta përmbyllin të martën me një konferencë për media.

Para asaj – ata do të kenë takime me përfaqësues të lartë institucionalë të Kosovës.

Palmer, të hënën nga ora 15:25 do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Me ta përfunduar takimin me amerikanin Palmer, presidentja e Kosovës nga ora 15:55 takohet me sllovakun Lajçak.

Emisari i BE-së në agjendë nga ora 16:30 e ka edhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Më pas edhe atë me kryediplomaten, Donika Gërvalla. /Insajderi.com