Samiti Bashkimi Evropian – Ballkan Perëndimor, do të bëjë bashkë udhëheqësit nga vendet anëtare të BE-së dhe gjashtë partnerët e kësaj pjese të Ballkanit, transmeton Insajderi.com.
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, do të jetë nikoqir i takimit derisa samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili do të përfaqësojë BE-në bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Këtij samiti do t’i bashkohen poashtu Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë ftuar të bashkohen në seancën plenare.
Agjenda e Samitit BE-Ballkani Perëndimor
08:50 – Arritjet në Qendrën e Kongresit të Brdo dhe mirëseardhja zyrtare nga kryeministri Janez Jansa
09: 30 – Sesion plenar
10:45 – Fotografi e përbashkët
11:15 – Sesioni i drejtuesve
13.30 – Konferencë për shtyp nga Charles Michel, Ursula von der Leyen.. /Insajderi.com