“Agjentët” serbo-rus deportohen nga Kosova, dënohen me para

“Agjentët” serbo-rus deportohen nga Kosova, dënohen me para

Autoritetet e drejtësisë kosovare nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë lidhje tjetër pos kalimit ilegal të kufirit për grupin prej 6 rusëve dhe 5 serbëve të cilët të martën u ndaluan nga Policia e Kosovës.

Për këtë arsye, Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka shqyrtuar rastin dhe Prokuroria fillimisht ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërhequr me parashtresë , për të paraqitë aktakuzë me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimorë, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësorë.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimorë dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësorë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Pas pagesës së dënimit me gjobë të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Të akuzuarit janë arrestuar dje afër Podujevës nga Policia e Kosovës për kalim ilegal të kufirit./Insajderi.com