AGK me 3 maj protesë kundër iniciativës së MD-së për fyerjen e shpifjen

AGK me 3 maj protesë kundër iniciativës së MD-së për fyerjen e shpifjen

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara dhe disa Oragnizatave të Shoqërisë Civile me 3 maj, ditën e lirisë së medias, do të zhvillojnë aksion protestues kundër nismës së Ministrisë së Drejtësisë për penalizimin e Fyerjes dhe Shpifjes.

“#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencës për të kufiuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit për Penalizimin e Fyerjes dhe Shpifjes në vendin tonë”.

AGK fton të gjithë ithtarët e mediave të lira dhe lirisë së shprehjes që të bashkohen në aksionin protestues  para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 12:00. /Insajderi.com