AGK bënë thirrje për kujdes nga “Fake news”

AGK bënë thirrje për kujdes nga “Fake news”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një njoftimi për media u kanë bërë thirrje të gjithë lexuesit të kenë kujdes gjatë marrjes së informatave nga portale të dyshimta të cilat janë shfaqur ditëve të fundit.

AGK është duke monitoruar shpërndarjen e dezinformatave nga portale të dyshimta të cilat janë shfaqur me qëllim të dezinformimit të qytetarëve duke shfrytëzuar edhe mediet sociale, në veçanti Facebook.

“Kemi vërejtur të paktën pesë faqe të Facebook-ut të cilat thirren si portale dhe njëherit keqpërdorin emrin e portaleve me numër të madh të lexuesve. Këto profile me apo pa dashje janë duke shpërndarë informata të pasakta dhe atakuese për subjekte apo individë”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas AGK-së kamuflimet e këtyre faqeve po bëhen duke përdorur logot dhe motivet e medieve të njohura, “si dhe duke ushtruar forma të ndryshme për të falsifikuar besueshmërinë e informatës”. /Insajderi.com