Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, njofton Insajderi.
Ky asociacion ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më shpejt t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast, “i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias”.
“Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend”.
Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, Syla shihet duke u grushtuar nga një person i panjohur.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se kanë pranuar informatën për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
“Sot rreth orës 12:05, kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton është sulmuar gazetari. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar përmes telefonit me gazetarin, i cili ka deklaruar se për momentin nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Jemi duke e pritur për të marrë informata të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. /Insajderi.com