AGK dënon sulmin ndaj Ollurit

AGK dënon sulmin ndaj Ollurit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Përmes një komunikate për media, AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal “pasiqë sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.”

“AGK do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, është sulmuar fizikisht nga disa persona. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij.

Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin./Insajderi.com