AGK: E papranueshme gjuha e Haradinajt ndaj gazetarëve

AGK: E papranueshme gjuha e Haradinajt ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar deklaratat e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me disa komenteve të tij rreth gazetarëve.

Haradinaj mbrëmë të hënën në një emision debutues i ka quajtur “zagarë”, gazetarët që kanë raportuar nga Uashingtoni, duke thënë se shumë prej tyre janë mercenarë që “me një kaçik të sulmojnë”.

Për AGK-në këto komente janë të papranueshme.

“AGK u bën thirrje përfaqësuesve të shtetit dhe liderëve politikë që të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ushtrimi i presioneve ndaj tyre. Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend”, thuhet ndër tjerash në reagimin e AGK-së.

Reagimi i plotë:

AGK dënon ashpër gjuhën ofenduese të ish-kryeministrit Haradinaj në drejtim të gazetarëve PRISHTINË, 08.09.2020 -…

Gepostet von Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK am Dienstag, 8. September 2020