
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie para Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur ky asociacion thonë se edhe sivjet është rritur nurmi i rasteve ku gazetarët pengohen në punë.
“Kjo datë edhe kësaj here kolegët tanë i gjen në betejë me COVID-19 duke rikonfirmuar rolin shumë të rëndësishëm të gazetarisë”.
“AGK ua rikujton institucioneve detyrimin në respektimin e fjalës së lirë dhe krijimin e një sistemi të sigurt demokratik për të ushtuar profesionin e gazetarit”.
“Nga viti në vit shtohen atakimet e formave të ndryshme në drejtim të gazetarëve. Censura dhe varshmëria financiare e medieve vazhdojnë të pengojnë në të bërit gazetari objektive”, thonë nga AGK në konferencë. /Insajderi.com