
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka kundërshtuar televizionin online, TVV, I themeluar nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje.
AGK i është bashkuar ederatës Evropiane për Gazetari, e cila në një reagim këtë televizion nuk e konsideron gazetari, por propagandë, njofton Insajderi.
“AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e mediave dhe për një shtet demokratik”, thuhet në reagim.
Sipas këtij asociacioni një televizion i tillë është i dëmshëm për lirinë e mediave në Kosovë. /Insajderi.com/
Reagimi i plotë: