Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënim me jetë që i është bërë gazetari Musa Mustafa përmes një SMS-i.
AGK përmes një komunikate për media ka thënë se e ka pritur me shqetësim këtë kërcënim ndërsa ka kërkuar nga organet që ta hetojnë këtë rast sa më parë.
“Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.
“Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Musa Mustafa, kryeredaktor i portalit lokal Infojeta, ka deklaruara se kërcënimin e marrë në gjuhën serbe përmes SMS-i ndërkohë që rastin e ka raportuar në polici.
“Sot në mbrëmje kam marrë një kërcënim përmes një sms-i në telefon, se do të vritem dhe se do të ma zhdukun edhe familjen. Në këtë kërcënim më tutje thuhet se do të më zhdukin edhe ‘farën’ shqiptare, nëse shkruaj më kundër serbëve. Sms-i është dërguar në gjuhen serbe nga një numër i IPKO-së, qe sipas policisë tani më nuk është i qasshëm në rrjet”, tha Mustafa.