
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratve ofenduese të kryemistrit Ramush Haradinaj, që u bëri gazetarëve gjatë një konference.
AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeminsitrit ndëkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.
“Duke përcjellur me shqetësim këtë deklarim të kryemnistrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK kërkon nga kryemnistri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues e jo ofendues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.