Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilën thuhet se “gazetarët në Kosovë janë kërcënuar nga pronarët e mediave për të mos raportuar për korrupsionin e lartë”.
Ky raport është shqetësues për AGK-në dhe institucionet duhet të marrin masa.
“AGK-ja vlerëson se gjetjet e këtij raporti duhet të jenë alarm për institucionet e vendit në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt të të bërit gazetari”, thuhet në reagimi.
Sipas raportit, mediat e pavarura në Kosovë ishin aktive dhe shprehen një larmi pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime.
Megjithatë, disa gazetarë janë ankuar se pronarët dhe menaxherët e medieve, i kanë penguar ata të publikonin ose transmetonin materiale që kritikonin qeverinë, partitë politike ose disa zyrtarë publikë. /Insajderi.com
Raporti i DASH: Gazetarët në Kosovë kërcënohen të largohen nga puna nëse publikojnë shkrime kritikuese
PRISHTINË,…
Posted by Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK on Wednesday, 31 March 2021