
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Nexhmedin Paloja, njofton Insajderi.
“Paloja i ka dhënë një kontribut të madh gazetarisë, duke punuar për 28 vjet si gazetar në Radio Prishtinë. Ai ishte pjesë e Radio Prishtinës deri në vitin 1990, atëherë kur shqiptarët u dëbuan me dhunë nga puna nga forcat ushtarake serbe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga AGK.
I ndjeri vdiq mbrëmë pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 74-vjeçare.
“AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Nexhmedin Paloja”./Insajderi.com