Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës

Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se Agron Llugaliu është emëruar drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, njofton Insajderi.

Ky njoftim erdhi përmes faqes zyrtare të ZKM-së, ku thuhet se emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganës e ka monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në faqen zyrtare ishte publikuar rezultati i procesit ku Agron Llugaliu printe me 64.5 pikë, i ndjekur nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë. /Insajderi.com