Agron Shehaj denoncon sulmin: JOQ publikon lajme të rreme kundër meje

Agron Shehaj denoncon sulmin: JOQ publikon lajme të rreme kundër meje

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar në rrjetin social në lidhje me një denoncim të bërë në adresë të tij në portalin e njohur ‘JOQ’.

Shehaj shkruan se një person e ka akuzuar atë se po bën një ndërtim në Itali së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj. Këtë akuzë Shehaj e konsideron një shpikje dhe lajm të rremë, duke shtuar se nuk është hera e parë që përballet me “gjobvënës”.

STATUSI I SHEHAJT DHE MË POSHTË POSTIMI I JOQ:

Sot portali JOQ me ka sulmuar duke publikuar një trillim komplet të shpikur dhe të rremë.

Gjoja një ndjekës i Portalit JOQ paska hedhur akuza kundër meje!!! Ky “denoncuesi i shqetësuar”, Genci.Islamaj, e paska mbyllur profilin pasi e ka mbaruar rolin e vet ne skemën e gjobvënies.

Zanati më i përhapur në Shqipëri është ai gjobvënies. Gjobvënësit janë banditë socialë që shpifin, trillojnë dhe hedhin baltë që pastaj t’i paguash për të mos shpifur më. Gjobvënësit vuajnë nga imagjinata banale, si këta të Joq që për herë të dytë, mundohen të bëjnë qejf duke më vënë mua gjobë.

Unë nuk bëj biznes me politikanë, nuk bëj biznes me kriminelë, nuk bëj biznes me hajdutë dhe të korruptuar. As nuk shantazhohem nga portalet gjobvënës.