Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me grumbullimin e njerëzve në dyqane meqë sot është e ashtuquajtura “Black Friday”, transmeton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë thirrje që të shmangen grumbullimry, duke aluduar se janë të rrezikshme dhe ka mundësi më të mëdha për përhapjen e virusit COVID-19.
“40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion. Përnime don me u bo Black Friday. Ju lutemi ti shmangeni turmave”, ka shkruar ai. /Insajderi.com