Ahmeti akuzon partitë për rritjen e viktimave nga COVID-19

Ahmeti akuzon partitë për rritjen e viktimave nga COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmet, ka reaguar pas rritjes së numrit të viktimave nga Coronavirusi në Kosovës,  duke akuzuar partitë që kanë bërë fushatë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se gjatë fushatave, partitë kanë injoruar COVIDIN, “me arsyetime banale, thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthim i bie ‘na duhen votat'”.

Ahmeti ka shtuar se për 14 viktimat në ditën e së martës, nuk po mer askush përgjegjësi dhe nuk po kërkon dikush së paku një falje.

“Apo t’i numërojmë e rinumërojmë njeherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?”, ka shkruar tutje i pari i Prishtinës. /Insajderi.com