Ahmeti: Askush nuk ka legjimitet të kërkojë nga qytetarët zbatim rigoroz të masave anti-COVID

Ahmeti: Askush nuk ka legjimitet të kërkojë nga qytetarët zbatim rigoroz të masave anti-COVID

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka legjitimet që të kërkohet zbatim rigoroz të masave anti-COVID për shkak të sjelljes së partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Ahmeti, tha të enjten se Komuna e Prishtinës ka ndarë gati 30 mijë euro gjoba për subjektet politike, pikërisht për mos-zbatim të masave.

Por, përkundër kësaj ai konsideron se nuk ka më kuptim të bëhet thirrja për zbatim të kufizimeve anti-COVID.

Për shkak të rritjes së rasteve me Coronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nuk ka përjashtuar mundësinë për kufizime të reja. /Insajderi.com

 

Këtë e kam shkruar me 21 shkurt. Pas 11 ditëve 600 raste. Nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, 4 March 2021