Ahmeti: Ata që e shkelin urdhrin për përdorim të mjeteve piroteknike, dënim deri në 100 euro

Ahmeti: Ata që e shkelin urdhrin për përdorim të mjeteve piroteknike, dënim deri në 100 euro

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar dje se gjatë festave të fundvitit ndalohen mjetet piroteknike, njofton Insajderi.

Lidhur m këtë rast, ai sot në profilin e tij në Facebook, ka publikuar vendimin ku thuhet se kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Në njoftimin e Ahmetit, thuhet se ky vendim është në fuqi deri më datë 3 janar 2021, dhe për zbatim të kësaj urdhërese do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit./Insajderi.com

No photo description available.