Ahmeti: BDI do të ketë 6 ministri

Ahmeti: BDI do të ketë 6 ministri

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheq me 6 ministri. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me çrrastë edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie, njofton Insajderi.

Ministrin e Financave – Fatmir Besimi

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi  se do të vendoset pas disa konsultimeve brendapartiake. Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi./Insajderi.com