Ahmeti:  I besojmë votës së qytetarëve e jo matrapazëve që duan të pasurohen

Ahmeti:  I besojmë votës së qytetarëve e jo matrapazëve që duan të pasurohen

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje Shpend Ahmeti, ka thënë se në Prishtinë gjatë katër viteve të fundit është organizuar një makineri propaganduese që sipas tij ka për qëllim për të shuar punët që janë bërë në Prishtinë.

|Një makineri e tërë propaganduese u organizua gjatë katër viteve të mandatit për të minimizuar çdo punë. Për të shajtur çdo gjë në Prishtinë. Sepse kishim prekur interesa të mëdhaja, tek ndërtimet, tek tenderët, tek ndikim”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka fajësuar analistët, dhe disa portale që sipas tij janë të paguara për të shpifur.

“Kjo makineri u ngrit edhe më shumë në fushatë me “kuazi-analistë” e debate, portale të paguara që nuk lan ditë pa shpif. Sot qëndrojmë ballëlartë në Prishtinë si të parët dhe të parët në Kuvend Komunal pa mundësi bllokadash. Do ti realizojmë projektet e mira për Prishtinën duke e përmirësuar edhe më tutje jetën e qytetarëve dhe duke luftuar edhe më tutje parregullsitë. Duke ja ngushtuar edhe më tutje hapësirën propaganduesve”

“I besojmë votës së qytetarëve, i besojmë edhe kërkesave të qytetarëve e edhe kritikave sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar qytetin tonë bashkë. Por nuk i besojmë matrapazëve që duan ta kthejnë kaosin si mënyrë për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.