Ahmeti: Deklaratat e PDK-së nuk e meritojnë as përgjigjen më të vogël

Ahmeti: Deklaratat e PDK-së nuk e meritojnë as përgjigjen më të vogël

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rrahjes së bashkëshortes së ministrit në ikje, Blerand Stavileci, Vitore Stavileci duke e quajtur një akt qyqar ndërsa deklaratave të PDK-së që akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje si autore të këtij sulmi i kanë cilësuar si të pa denja për t’iu përgjigjur.

“Sulmi ndaj znj. Vitore Stavileci është akt qyqar dhe i papranueshëm. Organet e rendit duhet sa më parë ta hetojnë në detaje këtë sulm dhe të zbulojnë kryesit e kësaj vepre. Deklaratat e PDK nuk e meritojnë as përgjigjen më të vogël”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Insajderi.com