Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku disa djem rreth moshës 13 vjeçare shihen duke ngacmuar seksualisht një vajzë të vogël nën moshën 6 vjeçare, njofton Insajdri.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë fillimisht se lajmi i publikuar dje, si rast ka ndodhur me datën 24 prill, dhe se ka qenë e shtune ndërsa vajza në video nuk është akoma në shkollë.
Tutje, Ahmeti ka thënë se me rastin është marrë seriozisht drejtoresha e shkollës, janë njoftuar prindërit, këshilli i prindërve dhe këshilli drejtues i shkollës si dhe organet tjera kompetente.
Më pas i pari i Prishtinës, është deklaruar se për shkak të ruajtjes së privatësisë më shumë nuk do të deklarohet dhe se me këto punë do të merret policia dhe Qendra për Punë Sociale./Insajderi.com