Ahmeti: Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur përveç për raste urgjente

Ahmeti: Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur përveç për raste urgjente

Për shkak të infeksioneve me Coronavirus, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës do të jetë e mbyllur me përjashtim të rasteve urgjente, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi sot në Facebook.

Ai ka thënë se “një numër i madh i zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit kanë rezultuar pozitivë ose janë me simptoma Coronavirus, andaj kjo drejtori do të qëndrojë e mbyllur përveç rasteve urgjente, për çka kërkon edhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve”./Insajderi.com