Ahmeti e Lladrovci ngacmohen mes veti

Ahmeti e Lladrovci ngacmohen mes veti

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, janë ngacmuar mes veti.

Shkak i talljes në mes tyre është bërë ideja që të vendoset një taksë 10 euro në zona ku është e ngarkuar komunikacioni në kryeqytet.

“Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking. Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional. Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!”, ka shkruar Lladrovci.

Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës…

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Montag, 19. Oktober 2020

Por, më pas ka ardhur edhe reagimi i të parit të Prishtinës, i cili kërkoi nga Lladrovci “t’ju sigurojë një objekt në Drenas për konsullatë të Prishtinës. /Insajderi.com