Ahmeti e quan “hajgare” ndihmën e Qeverisë për bizneset

Ahmeti e quan “hajgare” ndihmën e Qeverisë për bizneset

“Hajgare”.

Si të tillë e ka konsideruar, Shpend Ahmeti, ndihmën e qeverisë për bizneset nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Insajderi.

Ekzekutivi ka ndarë vetëm dy milionë euro për 156 biznese, prandaj kryetari i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kjo shifër e vogël për numër kaq të madh biznesesh është “pak hajgare”.

“E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikë e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë”, shkruan Ahmeti.

Ai ka lutur institucionet qëndrore të gjejnë gjuhë të përbahkët me opozitën dhe të votojnë “dicka”.

“E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë, por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.  Vendosni edhe me shku në zgjedhje veç me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Prishtinës. /Insajderi.com