Ahmeti, Hazirit: ” Ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë”

Ahmeti, Hazirit: ” Ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë”

Në lidhje me taksën e shumë përfolur që supozohet se qytetarët do ta paguajnë për ty hyrë në Prishtinë, janë adresuar kritika të shumta ndaj Komunës së Prishtinës, e një ndër to ka ardhur nga kreu i Gjilanit, Lufti Haziri, njofton Insajderi.

Në lidhje me këtë ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili deklarimit te Lutfi Hazirit se “nga kjo taksë sot ë paguajë dhjetëfishin vetë Prishtina”, i është përgjigjur me një lutje duke thënë “ndale dorën Lutë”.

Në profilin e tij në Facebook, Ahmeti fillimisht ka thënë se ka një keqkuptim të madh këtu, duke sqaruar faktin se “nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura.  Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera”.

Më pas Ahmeti duke i përgjigjur Hazirit, ka shtuar se “fillimisht do të ketë diskutime e sistem etj etj.  Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, me kamerat e trafikut etj. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive”.

Ahmeti i është përgjigjur edhe zërave kritikë nga ish partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se “dikush nga Vetëvendosje na paska kritikuar.  Së pari duke shpërnda premisa të gabueshme e mandej mbi to duke ndërtuar propagandë.  Këtij personi që ka qenë përgjegjës për zhvillim të propagandës në Lëvizje i them se ja dërgoj emrat e krejt kryetarëve socialdemokratë e socialistë të cilët mund ti takojnë në Aleancën Progresive e le ti pyesim çka mendojnë ata për congestion charge.

Në fund Ahmeti, i është kthyer përsëri Hazirit duke ironizuar me të teksa i ka shkruar se “ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë”./Insajderi.com