Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame që u dogj të hënën pasdite. Përm" />

Ahmeti i reagon Haradinajt për ndarjen e mjeteve për rindërtimin e Notre Dame

Ahmeti i reagon Haradinajt për ndarjen e mjeteve për rindërtimin e Notre Dame

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame që u dogj të hënën pasdite.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se fondet që i ka ndarë Qeveria e Kosovës do të ishte më mirë të destinohen për rastet në nevojë në Kosovë.

“Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i Ahmetit:

Qeveria e Kosovës paska ndarë mjete për Katedralen e Notre Dame. Përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, po ashtu ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej. Duke parë lajmet botërore shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të katedrales, e cila me shpresë do të renovohet shpejtë.

Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata.

Francës ja kemi dëshmu miqësinë dhe solidaritetin dhe besoj se e dijnë që e kemi sinqerisht dhembjen, dhe kjo nuk përmirësohet me para. Por, qytetarit tonë, shteti ka nevojë të ja tregojë edhe solidaritetin edhe përkujdesjen.