Ahmeti ironizon me vendimet anti-COVID të Qeverisë për diasporën

Ahmeti ironizon me vendimet anti-COVID të Qeverisë për diasporën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës për masat anti-COVID që përfshinë diasporën.

“Lypjauni vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lene vec nga një polic në pika”, ka shkruar Ahmeti”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më tutje Ahmeti trajtoi çështjen e votës së të rinjve, duke iu referuar deklaratës së Avdullah Hotit, i cili tha të enjten se “shkaktohen telashe kur votohet ndryshe në familje”.

“As aty mos u ndalni. Votuesve që janë në Kosovë nën 25 vjec kërkojani fotografinë e votës së prindve edhe kërkone që me qenë e njejtë. Qysh me u nda vota familjare?

Mos e harroni këtë gjë ju që merrni kësi vendime. Kurgjë ska bë VV për ta rrit votën e vet sa ja keni ndihmu ju me budallakina pa kufi. Juve ja u kisha kërku një test/vërtetim tjetër për me hi në institucione”, ka shkruar Ahmeti. /Insajeri.com