Ahmeti i kërkon përballje në debat Hotit

Ahmeti i kërkon përballje në debat Hotit

Kreu i Prishtinës e kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit, ish-nënkryetarit të Prishtinës dhe të nominuarit për kryeministër nga koalicioni i LDK-së, që ka kritikuar qeverisjen aktuale në Prishtinë.

E ka cituar në atë që Hoti ka thënë në takimin e sotëm të Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë:

“Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me Degën e III-të të LDK-së, ka thënë të hënën se Prishtina në këto katër vite ka mësuar më së miri se si nuk duhet të qeveriset. ‘Gabimi që është bërë para katër viteve më nuk do të përsëritet më, sepse Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët’, ka thënë Hoti”.

“Avdullah, po të presim në debat!!! Në cilëndo degë e televizion”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com