Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit myslimanë, festën e Kurban Bajramit, njofton Insajderi.
Ahmeti ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë këtë vit festat po i presim në rrethana të tjera.
Përmes një shkrimi në Facebook, i pari i kryeqytetit shtoi se së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.
“Për shkak të situatës me pandeminë me #covid19, këtë vit festat po i presim e festojmë në kushte e rrethana krejt të tjera. Pavarësisht kësaj, Prishtina tregoi se jemi një, jemi shpi për krejt dhe se askush nuk do të mbetet në harresë dhe vetëm në Prishtinën tonë! Kështu #bashkë do të e tejkalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/
Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë kudo që ndodhen.
Për shkak të situatës me pandeminë me…
Posted by Shpend A. Ahmeti on Friday, July 31, 2020