Ahmeti: Kjo është koha më e keqe për ta marrë pushtetin VV-ja

Ahmeti: Kjo është koha më e keqe për ta marrë pushtetin VV-ja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se kjo është koha më e keqe që Lëvizja Vetëvendosje ta merr pushtetin. Kjo për arsye se sipas tij, vendi është gjendje të vështirë ekonomike dhe financiare, njofton Insajderi.

Duke përmendur largimin e Qeverisë Hoti, Ahmeti ka shkruar se pritjet për qeverisjen e VV-së janë joreale, në kohën kur financat dhe ekonomia janë buzë greminës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDK-në. E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftës. E po ashtu edhe iniciuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël”, ka shkruar ai./Insajderi.com