Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar ashpër deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar ashpër deputetët e Kuvendit të Kosovës për neglizhencë ndaj pakove ekonomike dhe mos ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe pakot ekonomike janë shumë larg nga jetësimi i plotë.
“Me rëndësi, pagat po ju ecin. Por si krejt politikanët, një ditë kena me ec prej shpije e ska me ju dëgju askush. Qysh jeni tu vepru, po shpresoj që qajo ditë vjen më shpejtë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Insajderi/