Ahmeti kritikon kategorizimin e Prishtinës në Zonën e Kuqe

Ahmeti kritikon kategorizimin e Prishtinës në Zonën e Kuqe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përkundër faktit se kjo komunë po bën mesatarisht 12 mijë testime në javët e fundit, ka hyrë në zonën e kuqe njëjtë si qytet ku janë kryer nga 100 teste, shkruan Gazeta Metro, njofton Insajderi, njofton Insajderi.

Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur të padrejtë një gjë të tillë pasi sipas tij në kryeqytet ka më shumë raste të reja të konfirmuara me Coronavirus për shkak të numrit më të lartë të testeve.

“12 mijë testime! Mandej zone e kuqe. Komunat tjera nga 100 mesatarisht”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com