Ahmeti kundër mbylljes së Prishtinës, pa ndihmë për ekonominë 

Ahmeti kundër mbylljes së Prishtinës, pa ndihmë për ekonominë 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur kundër mbylljes së kryeqytetit, pa ndihmë për ekonominë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Twitter, Ahmeti tha se Prishtina është në zonë të kuqe, ndërsa kufijtë po qëndrojnë të hapur pa kurrëfarë efekti.

Duke shprehur këtë shqetësim, Ahmeti tha se është pro masave për ngadalësim të COVID-19, por vetëm ndaj atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në rritjen e numrit.

“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësim të COVID, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra. Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti”, shkruan Ahmeti. /Insajderi.com