Ahmeti i kundër përgjigjet Mustafës: Kjo garë është e kaluara VS e ardhmja

Ahmeti i kundër përgjigjet Mustafës: Kjo garë është e kaluara VS e ardhmja

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, shkruan se pasi publikoi një listë me emrat më të votuar të LDK-së për asamblenë komunale në Prishtinë, tash janë ‘çu secili me sulme ndaj tij’.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se kjo “garë është e kaluara VS e ardhmja”.

“Pas postimit tim mbrëmë për më të votuarit e listës së LDK, Agim Gashin, Halim Halimin, Shefki Gashin e djalin e Feim Salihut, qenkan çu me sulme secili prej tyre, me në krye Isa Mustafën, e që në fakt veçse e dëshmon atë që e kam thënë mbrëmë, që kjo garë është e kaluara vs. e ardhmja”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka vazhduar akuzat ndaj ish-kryetarit të Prishtinës dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duke i thënë se je duke shpifur.

“Mustafa, dosjet nuk janë më shtatëdhjetë. Edhe me dasht me i hjek dosjet, nuk mundemi me saju ndërtesat që janë në ato dosje, pa leje, me vendime për rrënime, e që qëndrojnë në Prishtinë. Në fakt nuk mundem me i saju 46000 ndërtimet pa leje tuajat, te Shefkiut e Agimit. Nuk muj me i saju tjetërsimet e pronave, e nuk mundem me i saju dallaveret në tenderë. Kësaj do të ja shtoj edhe paditë personale për shpifje që po i bën për çdo ditë por tash prej llogarisë tuaj të facebookut e jo përmes portaleve të paguara me pare të qeverisë”, ka vazhduar tutje shkrimin e tij Ahmeti. /Insajderi.com