Ahmeti: LDK i ka ndihmuar PDK-së në bllokimin e Prishtinës

Ahmeti: LDK i ka ndihmuar PDK-së në bllokimin e Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar lidhur me qeverisjen e koalicionit PDK-LDK.

Ai ka thënë se është LDK-ja e ka ndihmuar PDK-në në bllokimin e Prishtinës.

Sipas një statusi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se qeveria aktuale nuk e meriton as përkrahjen më të vogël.

“Për dy e më shumë vite LDK e ka ndihmuar PDK-në në bllokimin e Prishtinës. Kur kam kërkua ndihmën e Avdullah Hotit në vendime i ndihmonte Ferat Shalës e Kadri Veselit. Ligjin për Prishtinën e bllokuan. Ne Kuvend Komunal na bllokonin me çdo gjë. Si kryetar i Prishtinës, kjo qeveri nuk e meriton as edhe përkrahjen më të vogël”, ka shkruar ai.