Ahmeti: Masat anti-covid nuk dhanë rezultat

Ahmeti: Masat anti-covid nuk dhanë rezultat

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vazhduar t’i kritikoj; masat anti-Covid të ndërmarra dy javë më parë nga Qeveria Hoti, njofton Insajderi.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk duhet të jësh epidemiolog dhe të kuptosh që pas dy javësh me ato masa, rezultat nuk ka”.

“Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptuar që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e Covid-it janë të njëjta ose më të larta se para dy jave”.

Tutje ai ka thënë se “këto gjysmë masa kanë shkaktuar humbje ekonomike, dhe nga ana tjetër rritje të numrit të të infektuarve”.

Krejt në fund, Ahmeti ka thënë se “qytetarët janë ata qe po paguajnë taksat e dënimet, duke kryer obligimet ndaj shtetit, shteti i cili ndaj qytetarëve nuk po kryen asnjë obligim”./Insajderi.com