Artikull i sponsorizuar

Ahmeti: Me mbi 140 diskutime publike, bashkëqeverisëm me qytetarët

Ahmeti: Me mbi 140 diskutime publike, bashkëqeverisëm me qytetarët

Përgjatë mandatit të parë të qeverisjes, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me kabinetin e tij e kishin zotim të veçantë vendimmarrjen në lagje, zotim ky që u realizua dhe ndikoi dukshëm në ngritjen e vetëdijes qytetare mbi nevojën e angazhimit direkt për të mirën e përgjithshme. Nga fundi i vitit 2013, Komuna i është kthyer qytetarëve, pronarëve të vërtetë të saj.

Për më pak se  4 vite, Komuna e qeverisur nga VETËVENDOSJE! ka mbajtur mbi 140 diskutime publike me qytetarë, ku është folur për problemet e për prioritetet e lagjes, dhe përmes diskutimeve të tilla janë orientuar edhe investimet prej vitit në vit.

Përveç kësaj, është lansuar edhe platformën e veçantë digjitale për pjesëmarrje në vendimmarrje, ku banorët e lagjes parashtrojnë kërkesat dhe votojnë për prioritetet e investimeve në lagjen e caktuar.

Kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarë ka ndihmuar edhe në hartimin e programit qeverisës për mandatin e dytë. Secila lagje ka dërguar kërkesat e veta duke i listuar në bazë të prioriteteve.

Vendimmarrja e përbashkët mes Komunës dhe qytetarëve është shkaku i sukseseve të vazhdueshme të Komunës së Prishtinës.